shoqërisht

Nga Wiktionary

SHOQËRISHT ndajf.

  • 1. Si shokë, si ndërmjet shokësh, në mënyrë shoqërore, në mes tonë; së bashku. Bisedojmë shoqërisht. Ia thanë (iu drejtuan) shoqërisht. E ndihmoi shoqërisht. Punojnë shoqërisht. E paguan shoqërisht.
  • 2. libr. Nga pikëpamja shoqërore, në lidhje me shoqërinë; për shoqërinë. Vepër shoqërisht e rrezikshme. Koha e punës shoqërisht e nevojshme. ek. koha që nevojitet për prodhimin e një malli në kushte normale të prodhimit. Puna shoqërisht e domosdoshme. ek. puna që nevojitet për prodhimin e një malli në kushte mesatare të forcave prodhuese e të mjeteve të prodhimit. Shpenzimet shoqërisht të domosdoshme. ek. Puna shoqërisht e përbashkët.