shndërrim

Nga Wiktionary

SHNDËRRIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve SHNDËRROJ, SHNDËRROHEM. Shndërrimi socialist i bujqësisë. Shndërrimi revolucionar i shoqërisë. Shndërrimi i natyrës (i jetës). Shndërrimi i grevave ekonomike në greva politike. Shndërrimi i majmunit në njeri. Ligji i shndërrimit dhe i ruajtjes së energjisë.
  • 2. Ndryshim i madh rrënjësor i diçkaje, e cila fiton një përmbajtje a një natyrë të re ose tipare të tjera. Shndërrime të mëdha (të thella) revolucionare (socialiste). Shndërrime rrënjësore.
  • Shndërrim algjebrik mat. veprimi me anën e të cilit një shprehjeje algjebrike ose një ekuacioni i jepet një formë tjetër. Shndërrim gjeometrik gjeom. veprimi me anën e të cilit një figurë gjeometrike kthehet në një figurë tjetër.