shmangem

Nga Wiktionary

SHMANGEM vetv.

  • 1. Largohem, dal a hiqem mënjanë, i liroj a i hap udhën dikujt. Shmanguni më andej!
  • 2. Lëviz me shkathtësi për t'i ikur dikujt që përpiqet të më pengojë, bëj atë lëvizje të shkathët për t'i shpëtuar diçkaje. Iu shmang tre mbrojtësve (ndërhyrjes së qendërmbrojtësit). sport. U shmangej goditjeve. Iu shmang bukur (me shkathtësi).
  • 3. edhe fig. Qëndroj larg nga dikush a nga diçka që nuk më pëlqen a që mund të më dëmtojë, përpiqem të mos takohem a të mos kem të bëj me të, i ruhem; shpëtoj nga diçka duke dredhuar, i bëj bisht, i largohem; nxjerr arsye të ndryshme për të mos vepruar ashtu si duhet ose për të mos bërë atë që duhet a që më kërkohet. Iu shmang takimit. Iu shmangeshin rrugëve të rrahura (cekëtinave). I shmangem rrezikut. I shmangej punës (detyrës, përgjegjësisë, kontrollit). Iu shmang pyetjes (bisedës, diskutimit). Iu shmang luftimit.
  • 4. Nuk i përmbahem diçkaje, largohem nga diçka e rëndësishme dhe e drejtë, dal nga vija. Nuk shmanget nga parimet (nga vija e drejtë, nga lufta ideologjike).
  • 5. Pës. e SHMANG. Shumë sëmundje (të meta, gabime) mund të shmangen.