shkurtim

Nga Wiktionary

SHKURTIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve SHKURTOJ, SHKURTOHEM. Shkurtimi i afateve. Shkurtimi i ditës (i natës). Ka vend për shkurtime.
  • 2. Heqja e një pjese nga një tekst i shkruar; pjesa që hiqet. Botohet me disa shkurtime.
  • 3. vjet. Përmbledhje e një shkrimi a e një fjalimi. U botua një shkurtim i fjalimit.
  • 4. gjuh. Paraqitja e një fjale a e një grupi fjalësh në trajtë të shkurtuar, që bëhet për ta shkruar atë më shpejt dhe në më pak vend (p.sh. km «kilometër», d.m.th. «domethënë», p.sh. «për shembull», etj. «e të tjera»). Pasqyra e shkurtimeve. Përdorimi i shkurtimeve.