shkurtë

Nga Wiktionary

SHKURTË I f. zool.

  • Zog shtegtar që i ngjan thëllëzës, me pendë të murrme e lara-lara, me këmbë të shkurtra dhe me mish shumë të shijshëm; shkurtëz. Shkurtë pikaloshe. Ecën si shkurtë.

SHKURTË II f.

  • 1. Petk i sipërm prej shajaku ose prej pëlhure, i hapur përpara e me mëngë, që arrin deri mbi gju ose deri në mes (sipas krahinave); mëngore a gunë e shkurtër; xhaketë e shkurtër grash, zakonisht e mbushur me pambuk dhe e rrahur me tegel. Shkurtë grash (burrash). Vishnin shkurta.
  • 2. shih SHKURTËZ,~A 1.
  • 3. Grua e shkurtër.