shkumëzuar

Nga Wiktionary

SHKUMËZUAR mb.

  • 1. Që është i mbuluar me shkumë, që nxjerr a bën shkumë, që ka shkumë. Valët (dallgët) e shkumëzuara. Det (lumë) i shkumëzuar. Qumësht i shkumëzuar.
  • 2. Që nxjerr shkumë nga goja (nga lodhja e madhe, nga të folurit gjatë a me zemërim, nga ndonjë sëmundje etj.). Kuaj të shkumëzuar. Me gojë të shkumëzuar.
  • 3. fig. Që bën si i tërbuar nga inati (për njerëzit).