shkrihem

Nga Wiktionary

SHKRIHEM I vetv.

  • 1. vet. veta III. Kalon nga gjendja e ngurtë në gjendje të lëngët duke u ngrohur a duke u nxehur; tretet. U shkri dëbora (akulli). U shkri gjalpi (çokollata). U shkri kallaji.
  • 2. fig. Bashkohem ngushtë me një tjetër duke formuar një gjë të vetme; lidhem fort shpirtërisht me një grup a me një kolektiv dhe bëhem pjesë e pandashme e tij. Shkrihem me masat (me punëtorët, me fshatarët, me ushtarët, me popullin, me nxënësit). U shkri e u bë një me malësorët. U shkrinë në një parti të vetme (në një organizatë). Këto batalione u shkrinë në Brigadën e Pestë. Lëvizja e studentëve u shkri me luftën e klasës punëtore. Gëzimi i mësueses u shkri me gëzimin e nxënësve. Në horizont deti shkrihej me qiellin. Këto të ardhura shkrihen në pasurinë e përbashkët. Janë shkrirë organikisht.
  • 3. vet. veta III fig. Pushon së qeni e së vepruari si një organizëm më vete. U shkrinë dy drejtori (katër sektorë, dy ndërmarrje).
  • 4. vet. veta III fig. Harxhohet i tëri deri në fund, tretet, shkapërderdhet (për mallin, për pasurinë, për forcat etj.). Iu shkri gjëja e malli. Iu shkri edhe trashëgimi. Iu shkrinë fuqitë.
  • 5. Derdh të gjitha fuqitë, punoj pa kursyer asgjë. U shkri në punë.
  • 6. Shkrihem, gjallërohem. M'u shkrinë gjymtyrët.
  • 7. fig. Tretem, dobësohem, bie nga shëndeti. U tha e u shkri. U shkri në burgjet e fashizmit.
  • 8. fig. bised. Më del frika, çlirohem nga një ankth a nga një shqetësim i madh, më vete zemra në vend. U shkri nga lajmi që mori. Iu shkri zemra (gjaku).
  • 9. fig. bised. Qesh a qaj me të madhe e pa pushim. U shkrimë gazit (së qeshuri). U shkri në lot (në vaj, së qari).
  • 10. fig. Ndiej një kënaqësi të madhe, më pushton një ëndje e papërshkrueshme; jepem i tëri pas dikujt a pas diçkaje. Shkrihet pas muzikës. U shkri pas të birit. Ai shkrihet pas saj. Shkriheshin pas njëri-tjetrit.
  • 11. Pës. e SHKRIJ.
  • U shkri (u tret) si kripa në ujë shih te KRIP/Ë,~A

SHKRIHEM II vetv.

  • Shthur gërshetat; shprish flokët e krehur, shpupurish flokët.