shkrifët

Nga Wiktionary

SHKRIFËT mb.

  • 1. Që është kokrriza-kokrriza, që thërrmohet lehtë; që nuk është i ngjeshur, jo i rrasët; që mund të shtypet a të ngjishet; kund. i ngjeshur. Tokë e shkrifët. Dhe i shkrifët. Dëborë e shkrifët.
  • 2. Që është fryrë duke u pjekur, që është vrima-vrima si sfungjeri, i butë (për bukën dhe për disa ëmbëlsira). Bukë e shkrifët. Revani (hallvë) e shkrifët. Sheqerpare të shkrifëta.
  • 3. Që i ka fijet të larguara njëra nga tjetra, i shprishur, i butë (kryesisht për leshin, pambukun, puplat, barin etj.). Lesh (pambuk) i shkrifët. Dyshek (jastëk) i shkrifët. Ind i shkrifët. anat.
  • 4. shtypshkr. I rralluar. Shkronja të shkrifëta.
  • 5. I shpirë, i shkrydhur (për trupin e për gjymtyrët). Më trup të shkrifët.
  • 6. fig. I lehtë në shpirt, pa brengë a pa frikë; i qetë. E ndiej veten të shkrifët.