shkretuar

Nga Wiktionary

SHKRETUAR mb.

  • 1. I rrënuar, i shkatërruar, që është bërë i shkretë; që ka mbetur pa njeri, i shpopulluar. Krahina (fshatra, qytete) të shkretuara. Ara (toka) të shkretuara.
  • 2. Që ka mbetur shkretë, i mjeruar (kur kanë vdekur të gjithë pjesëtarët e familjes ose ata që ishin mbështetja kryesore e saj). Shtëpi të shkretuara. Prindër të shkretuar.