shkrepem

Nga Wiktionary

SHKREPEM vetv.

  • 1. vet. veta III. Pëlcet vetë, bën qitje (arma); shkrehet. Iu shkrep pushka në dorë. Aparat fotografik që shkrepet vetë.
  • 2. krahin. Përplasem. U shkrep për muri.
  • 3. vet. veta III. Më teket, dua medoemos diçka, më pushton papritur një dëshirë, më hipën në kokë (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Iu shkrep për peshk (për bukë misri, për byrek). Iu shkrep të qeshte. Vjen sa herë (kur) t'i shkrepet. Bënte si t'i shkrepej.
  • 4. vet. veta III. Shpërthen, fillon menjëherë dhe me forcë (të qeshë a të qajë); më shkrehet (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Iu shkrep të qeshurit (të qarit).
  • 5. Jam i zoti për diçka, di a ia dal të bëj diçka, marr vesh nga diçka (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Kaq i shkrepet. Nuk i shkrepet më shumë.