shkrehës

Nga Wiktionary

SHKREHËS m.

  • 1. elektr. Mekanizëm shkyçjeje. Shkrehës me veprim të ngadalësuar (të menjëhershëm).
  • 2. usht. Vegël e posaçme që godet ndezësin dhe shkakton plasjen e granatës a të minës. Shkrehësi i minës (i granatës). Vë (heq) shkrehësin.
  • 3. tek. Vegël që shkreh një mekanizëm për të vënë në lëvizje diçka. Shkrehësi i katapultës. Shkrehësi i aparatit fotografik.
  • 4. Mjet për të zënë shpendë të egër, që bëhet me një thupër të njomë të ngulur në tokë e me një lak; rrasë batine. Ngreh shkrehësin. E zura me shkrehës.

SHKREHËS mb.

  • Që shërben për të vënë në lëvizje a për të shkrehur një mekanizëm të ngrehur. Shtyp sustën shkrehëse.