shkrëndem

Nga Wiktionary

SHKRËNDEM vetv.

  • 1. vet. veta III. S'i mbetet asnjë pikë; thahet krejt (qumështi, uji etj.); shter. U shkrënd nga gjitë. Ishin shkrëndur dhentë fare, se s'kishte bar. U shkrëndën burimet.
  • 2. Zbrazem krejt nga barku, s'më mbetet gjë në bark; e kam barkun bosh. M'u shkrëndën zorrët. U shkrënda për të ngrënë. Volli sa u shkrënd.
  • 3. fig. S'më mbetet gjë prej gjëje, mbetem fare pa të; varfërohem. U shkrënd shtëpia. U shkrënd nga paratë. U shkrënd toka, s'jep më po s'u plehërua.
  • 4. Pës. e SHKRËND.