shkorsë

Nga Wiktionary

SHKORSË I f.

  • Qilim i thjeshtë, i punuar zakonisht me lesh dhie, cergë; mbulesë e leshtë, velenxë; rrobë e thjeshtë që përdoret për ta shtruar a për t'u mbuluar. Shkorsë e dhirtë. Shkorsë e vjetër. Shkorsë liri (kërpi). Me një shkorsë krahëve. Shtroj (shkund) shkorsën.

SHKORSË II f.

  • Trinë thuprash e lyer me baltë, që vendosej mbi vatër për të ruajtur trarët nga shkëndijat (në disa krahina ku e ndiznin zjarrin në mes të shtëpisë); pjesë e oxhakut të thjeshtë, e bërë prej një trine në trajtë hinke të lyer me baltë, që shërbente për të mbledhur e për të nxjerrë jashtë tymin dhe për të ruajtur trarët nga shkëndijat.