shkoqem

Nga Wiktionary

SHKOQEM vetv.

  • 1. vet. veta III. Bëhet kokrra-kokrra vetiu. Tërshëra (gruri) shkoqet lehtë. U shkoqën kallinjtë.
  • 2. vet. veta III. Thërrmohet, bëhet thërrime. Shkoqet buka (djathi). Guri i mokrës nuk shkoqet.
  • 3. zakon. Përhapemi, shpërndahemi, bëhemi kokrra-kokrra (kur kemi qenë të bashkuar). Radhët e armiqve (forcat armike) u shkoqën. U shkoq familja. U shkoqën anembanë vendit.
  • 4. bised. Ndahen shkëputem (edhe fig.). Janë shoqe të ngushta, nuk shkoqën kurrë. Mezi u shkoq prej tij. U shkoq reja prej malit. U përqafuan me mall dhe nuk shkoqeshin. Nuk shkoqej dot nga trualli i të parëve.
  • 5. vet. veta III bised. Sqarohet, zgjidhet; shkoqitet. Nuk u shkoq kjo punë?
  • 6. bised. Tretem, dobësohem (nga sëmundjet); lodhem shumë, këputem, më bien kockat (nga puna); gajasem. Është shkoqur fare (nga sëmundja). U shkoq duke mbajtur dru. U shkoq së ecuri. U shkoqën së qeshuri.
  • 7. fig. bised. Kënaqem, shkrihem. U shkoqëm në diel. U shkoqëm në muhabet.
  • 8. fig. Dallohet gjithnjë e më qartë së largu. Po shkoqeshin shtëpitë e fshatit.
  • 9. Pës. e SHKOQ. Misri shkoqet shpejt me makinë. Të mos shkoqën forcat!