shkoklavitem

Nga Wiktionary

SHKOKLAVITEM vetv.

  • 1. vet. veta III. Çngatërrohet vetë (një fije etj. që është ngatërruar); kund. koklavitet. U shkoklavit vetë (litari, filli).
  • 2. vet. veta III fig. Sqarohet vetiu një çështje e ngatërruar, bëhet e lehtë për t'u zgjidhur; kund. koklavitet. U shkoklavit vetë puna.
  • 3. fig. Dal nga një punë ku kam qenë i përzier e i ngatërruar; kund. koklavitem. Mezi u shkoklavit nga ajo punë.
  • 4. Pës. e SHKOKLAVIT. Nuk shkoklavitet ndryshe.