shkapërderdhur

Nga Wiktionary

SHKAPËRDERDHUR mb.

  • 1. I shpërndarë, i përndarë a i përhapur andej-këtej; i shprishur. Shkrime të shkapërderdhura nëpër revista. Me flokë të shkapërderdhur.
  • 2. Që nuk ka vijimësi e lidhje të pandërprerë, që nuk zhvillohet sipas një vije tërësore logjike, i përhapur, i papërqendruar. Ndërtim i shkapërderdhur (i një vepre letrare). Tregim i shkapërderdhur. Detyra të shkapërderdhura.