shkallëzoj

Nga Wiktionary

SHKALLËZOJ kal.

  • 1. I jap trajtën e një shkalle, e bëj shkallë-shkallë, e bëj me shkallare. Shkallëzoj llamarinën.
  • 2. Ndaj me viza të vogla në largësi të barabartë një vegël matëse, pajis me shkallë. Shkallëzoj termometrin (një provëz).
  • 3. Vij duke e rritur a duke e shtuar diçka, ngre shkallë-shkallë. Shkallëzoj punën me pionierët. Shkallëzoj konfliktin (një vepër letrare). Imperialistët shkallëzojnë luftën (ndërhyrjen).
  • 4. I ndaj në shkallë a i rendit shkallë-shkallë sipas një kriteri të caktuar. Shkallëzoj punimet (kërkesat, detyrat, të dhënat).