shkërmoj

Nga Wiktionary

SHKËRMOJ kal.

  • 1. Laj a pastroj mirë diçka duke e fërkuar ose duke e kruar. Shkërmoj enët.
  • 2. fig. keq. Marr gjithçka të vlefshme që ka në një arkë a dollap, në një shtëpi etj., duke rrëmuar çdo skutë. Na e shkërmoi shtëpinë. I shkërmoi dollapët (sëndukët).
  • 3. vet. veta III. Rrëmon dheun (për derrat e shpendët). Derrat po shkërmojnë. Shkërmon pula në pleh.