shkëmbyerazi

Nga Wiktionary

SHKËMBYERAZI ndajf.

  • 1. Duke bërë me radhë herë një punë, herë një tjetër; duke vepruar një herë njëri, një herë tjetri, duke i zënë vendin njëri-tjetrit; me radhë, këmbyerazi. Kërcen shkëmbyerazi herë mbi njërën këmbë e herë mbi tjetrën. Ndihmojnë njëri-tjetrin shkëmbyerazi. Zhvillohen shkëmbyerazi mësimet në klasë e mësimet në natyrë. Dëgjoheshin ca pushkë shkëmbyerazi.
  • 2. Kokë për kokë (zakonisht kur shkëmbehen kafshë a bagëti pa shtuar a pa paguar gjë mbi to). I dha (i mori) shkëmbyerazi.