shkëlqim

Nga Wiktionary

SHKËLQIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljes SHKËLQEJ. Shkëlqimi i enëve me fërkim.
  • 2. Dritë e fortë dhe e qartë, ndriçim. Shkëlqim verbues. Shkëlqimi diellit. Shkëlqimi i dritave.
  • 3. Dritë e përthyer nga një trup, që jep shumë herë edhe ndijimin e një ngjyre; vetia e sipërfaqes së një trupi për të përthyer rrezet e dritës. Shkëlqim metalik. Shkëlqim i zbehtë (i dobët, i fortë, i ftohtë). Shkëlqimi i borës. Shkëlqimi i armëve. Letër me (pa) shkëlqim. I ikën shkëlqimi. E humbet shkëlqimin. I jap shkëlqim diçkaje.
  • 4. Shprehje e gjallë e syve dhe e fytyrës, që buron nga një ndjenjë gëzimi e lumturie. Shkëlqimi i syve. Sy plot shkëlqim.
  • 5. fig. Madhështia e jashtme që krijohet nga pasuria e madhe, nga tepria e gjërave të kushtueshme e të ndritshme etj. Shkëlqim i rremë. Shkëlqimi i pallateve të faraonëve.
  • 6. fig. Famë, lavdi; kulmi që arrin dikush në jetë, në një veprimtari etj.; shkalla më e lartë e zhvillimit të diçkaje, lulëzim. Arriti shkëlqimin më të madh. Është në shkëlqimin e vet.
  • 7. fiz. Madhësi që karakterizon rrezatimin e një burimi drite në një drejtim të caktuar.