Jump to content

shije

Nga Wiktionary

SHIJE f.

  • 1. Ndijimi që na japin në gjuhë ushqimet e ndryshme e gjërat e tjera që shtiem në gojë. Shije e ëmbël (e thartë, e athët, e hidhur, e kripur ...).
  • 2. Cilësia e ushqimeve të ndryshme ose e gjërave të tjera, që na jep një ndijim të veçantë kur i prekim me gjuhë. Shija e bukës (e supës, e mishit të pjekur). Shija e gjellëve të shtëpisë. Pa pikë shije. Ia pëlqej shijen diçkaje.
  • 3. Kënaqësia, ëndja që ndiejmë në të ngrënë; oreks. Ha me shije. Nuk kam shije. Ia ndjeu shijen diçkaje ka filluar t'i pëlqejë diçka, u mësua me të. U pastë shije buka! ur.
  • 4. fig. Aftësia dhe prirja e veçantë për të kuptuar dhe për të vlerësuar të bukurën në jetë, në natyrë a në veprat e artit, ndjenja e së bukurës. Me shije të shëndoshë (të hollë). Shije artistike (estetike). Shije komuniste (proletare). Shije borgjeze (revizioniste, e sëmurë). Shije anadollake. Njeri me shije. Është bërë me shije është bërë bukur, si duhet.
  • 5. fig. Dëshirë a parapëlqim për diçka ose për mënyrën si bëhet diçka. Shije të ndryshme. Shijet e blerësve (e njerëzve). Ua njohin shijet.