shfrytëzues

Nga Wiktionary

SHFRYTËZUES m.

  • 1. Pronar mjetesh prodhimi që nxjerr fitime duke përvetësuar frytet e punës së të tjerëve (në vendet ku sundon prona private mbi mjetet e prodhimit); kund. i shfrytëzuar. Shfrytëzues i egër (i pashpirt). Shfrytëzuesit e kolonive. Përmbysja e shfrytëzuesve. Shoqëri pa shfrytëzues.
  • 2. kryes. Punëtorët që do të shfrytëzojnë një vepër industriale e që zakonisht marrin pjesë edhe gjatë ndërtimit të saj në disa punime. Ndërtuesit dhe shfrytëzuesit. Vepra iu dorëzua shfrytëzuesve.

SHFRYTËZUES mb.

  • Që nxjerr fitime duke përvetësuar frytet e punës së të tjerëve (në vendet ku sundon prona private mbi mjetet e prodhimit). Klasat shfrytëzuese. Pakica shfrytëzuese.