shfaqem

Nga Wiktionary

SHFAQEM vetv.

  • 1. Dal, dukem. U shfaq hëna. U shfaq në dritare. Shfaqet një pikë e zezë. Përpara syve na u shfaq një luginë e bukur. Papritur u shfaqën armiqtë. Nga m'u shfaqe përpara? Ai nuk është shfaqur më këtej.
  • 2. vet. veta III. Lind, fillon të veprojë; del në shesh, shihet qartë, bëhet i dukshëm, zbulohet. Shfaqet një sëmundje. Shfaqen mundësi të reja. Shfaqen shenjat e para. Shfaqet shpirti revolucionar (guximi). Shfaqet me tërë shkëlqimin e saj.
  • 3. Shprehem; tregoj ç'ndiej a ç'mendoj. Shfaqem i gatshëm për diçka. Shfaqem lirisht. Nuk shfaqet ai njeri.
  • 4. vet. veta III. Më bëhet sikur e shikoj (në ëndërr). M'u shfaq në ëndërr.
  • 5. Tregoj para të tjerëve se kush jam. Nuk u shfaq që ishte çupa e tyre.
  • 6. Pës. e SHFAQ. U shfaqën mendime të ndryshme. Shfaqet një film (një dramë, një komedi).