shfaq

Nga Wiktionary

SHFAQ kal.

  • 1. Nxjerr në shesh diçka; bëj që të shihet qartë, zbuloj. E shfaqi veten. Shfaq një prirje (talentin). Shfaq cilësi të larta. Shfaq shenjat e para (shenja mendjemadhësie).
  • 2. Shpreh me anë të të folurit, ua them haptas të tjerëve, shpreh. Shfaq një mendim (një pikëpamje). Shfaqi një dëshirë (zemërimin, kënaqësinë, pakënaqësinë). Shfaq bindjen (gatishmërinë). I shfaqi dashurinë. I shfaq hapur mendimet.
  • 3. Jap në skenë a në ekran një pjesë teatrale ose një film, paraqit. Shfaq një dramë (në komedi, një skeç, një film).
  • 4. bised. Tregoj para të tjerëve, nxjerr përfaqe. Nuk e shfaqi emrin. E shfaqi që ishte motra e tij. E shfaqi tërë punën me pak fjalë.
  • 5. vjet. Paraqit, parashtroj. Shfaqi programin (politikën) e qeverisë.