sheshoj

Nga Wiktionary

SHESHOJ kal.

  • 1. E bëj shesh diçka, e bëj rrafsh, e rrafshoj; e shtrij, e bëj të sheshtë a pa rrudha. Sheshoj rrugën (oborrin). Sheshoj tokën (arën me lesë). Sheshoj një letër të zhubrosur. Sheshoi rrudhat e ballit.
  • 2. edhe fig. Shemb, rrëzoj; shkatërroj krejt, bëj rrafsh me tokën. I sheshuan sarajet e bejlerëve (kullat e bajraktarëve). Sheshuan muret (gjerdhet, ledhet). Tërmeti sheshoi shumë shtëpi. Sheshoj pengesat.
  • 3. fig. Zbut, i shpie në një shkallë shumë të ulët, i bëj të parëndësishme, rrafshoj, zgjidh; i afroj e i bëj të gjitha njësoj, i bëj të barabarta, njësoj. Sheshoj mosmarrëveshjet (dallimet). Sheshoj shpërpjesëtimet. Sheshoj mendimet.
  • 4. Rregulloj, i vë në rregull. Sheshoj punët. I sheshoi të gjitha gjërat.
  • I sheshoi udhën dikujt i hoqi pengesat, ia bëri më të lehtë që të arrijë një synim.