shembur

Nga Wiktionary

SHEMBUR mb.

  • 1. Që është prishur e është rrëzuar përtokë, i rrënuar, i shkatërruar, që është shembur. Mure të shembura. Shtëpi (urë) e shembur. Vend i shembur.
  • 2. Që është vrarë keq, që është goditur diku dhe është vrarë, por pa gjak; i shajtuar.
  • 3. Që është ulur, që ka zbritur më poshtë, që është shembur, që ka humbur; që ka shkarë (për tokën). Tokë (rrugë) e shembur. Vend i shembur.
  • 4. fig. Që është shkatërruar tërësisht, që është përmbysur përfundimisht; që është zhdukur, i humbur. Bota e shembur. Zakonet e shembura. Shpresa të shembura.
  • 5. bised. I rrënxuar.