sheke

Nga Wiktionary

SHEKE f.

  • 1. Enë druri e rrumbullakët e me madhësi të ndryshme, që bëhet me dërrasa të ngushta të shtrënguara me rrathë ose duke bashkuar dy gjysma të një trungu të gdhendur përbrenda dhe përdoret për të mbajtur në të bulmet, turshi, rrush etj.; vedër. Sheke e madhe (e vogël). Shekja e djathit. Sheke me qumësht (me mazë).
  • 2. Masë drithi me madhësi të ndryshme sipas krahinave, që nxë pesëdhjetë, njëqind ose më shumë kilogramë. Një sheke misër. Tridhjetë sheke drithë.
  • 3. Enë druri e vogël e me kapak, që e përdorin barinjtë si kupë për bulmet.
  • I ushtojnë sheket (kadet, hambarët) shih tek USHTON.