sharapoll

Nga Wiktionary

SHARAPOLL m.

  • Pjesë e dalë në faqet e murit të shtëpisë a të kalasë ose në qoshet e tyre, e ndërtuar me gurë të latuar dhe me frëngji, që shërbente për vëzhgim e për mbrojtje; kullë e ngushtë që ngrihet një kat mbi çatinë e shtëpisë në anë të saj, që ka frëngji dhe që shërbente për të vëzhguar e për t'u mbrojtur. Sharapollet e kështjellës. Frëngjitë e sharapollit. Kullë me sharapolle. Hapi (mbylli) sharapollin. Vështronte (qëllonte) nga sharapolli.