shaneshin

Nga Wiktionary

SHANESHIN m.

  • 1. Kanape prej dërrasash, zakonisht me mbështetëse, e shtruar me shtresa të ndryshme, nim; shtresa që hidhet mbi këtë kanape. U ul në shaneshin.
  • 2. Kthina e mesit në katin e poshtëm të një shtëpie dykatëshe, që zakonisht është e shtruar me pllaka dhe që ka një nim anës. Hyri në shaneshin.
  • 3. Çardak i jashtëm në shtëpitë e disa krahinave, i rrethuar me parmakë dërrasash. Doli në shaneshin.
  • 4. Pjesë e dalë në muret e një kulle, që ka frëngji dhe që shërbente për të vëzhguar e për t'u mbrojtur, sharapoll. Shaneshin me frëngji. Kullë me shaneshinë.