shaj

Nga Wiktionary

SHAJ kal.

  • 1. I them dikujt fjalë e shprehje të pahijshme, fyese e të rënda, e quaj një njeri me një emër të keq, i vë një nofkë të keqe për ta tallur a për ta fyer. E shau rëndë (keq) dikë. E shau mbarë e prapë.
  • 2. Flas keq për një njeri, e marr nëpër gojë duke shprehur një mendim të keq për të, i vë njollë. Nuk di të shajë prapa krahëve.
  • 3. E qortoj ashpër dikë, i bërtas për një gabim a për një faj; e qortoj, i flas. E shau i ati, se u vonua. E shanë shokët për atë që bëri. Të dua, pa të shaj.
  • 4. Nuk e quaj të mirë dikë a diçka, nuk e përfill, e përçmoj dhe them se s'më pëlqen. Ia shau gjellët. E shau, e shau, po prapë e mori. Mos ia shaj punën, se e ka të mirë.
  • 5. jokal. Them fjalë qortuese për diçka, bërtas, bëj shamatë. Shante për çdo gjë. Shau gjithë ditën.
  • Shan shtamba të zotin iron. shih te SHTAMB/Ë, ~A. Këtej të pi verën, andej të shan derën shih te PI.