shabllonist

Nga Wiktionary

SHABLLONIST m.

  • 1. Punëtor që përdor shabllone gjatë një pune. Punon si shabllonist.
  • 2. fig. keq. Ai që flet, shkruan a vepron duke përsëritur tërësisht diçka të njohur, e cila është përdorur më përpara nga shumë të tjerë, ai që kopjon mekanikisht pa krijuar vetë asgjë. Vepron si shabllonist.
  • 3. si mb. ~,~E. Që bëhet sipas një shablloni, që ndjek verbërisht një shabllon, që zbatohet në mënyrë shabllone; që vepron në mënyrë shabllone. Veprime shablloniste. Strategji shablloniste.