shërbim

Nga Wiktionary

SHËRBIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve SHËRBEJ, SHËRBEHEM, Shërbim i mirë (i shpejtë, i kulturuar). Shërbimi në kufi (në flotë, në aviacion). Personeli i shërbimit. Infermierja e shërbimit. Kultura e shërbimit.
  • 2. Puna që bëjmë për dikë duke i shërbyer. E kryen mirë shërbimin.
  • 3. Detyra që na është ngarkuar, të cilën e kryejmë në një kohë të caktuar; puna që bëjmë kur vemi diku për të kryer një detyrë shtetërore dhe koha sa zgjat kjo punë. Pasaportë (vizë) shërbimi. Jam (shkoj) me shërbim. Kthehem nga shërbimi.
  • 4. kryes. Punime të ndryshme bujqësore që u bëhen bimëve, me qëllim që ato të zhvillohen mirë, përkujdesjet për kafshët shtëpiake, puna që bëjmë për rritjen dhe mirëmbajtjen e tyre. Shërbimet kulturore (agroteknike). Shërbimet në të lashtat (në fidanët, në perimet). U bëj bagëtive (bimëve) të gjitha shërbimet. Kush nuk i bën shërbim kalit, bën udhën më këmbë. fj. u.
  • 5. Të qenët në marrëdhënie pune gjatë një kohe të caktuar. Kam njëzet vjet shërbim.
  • 6. ek. Puna që bëhet nga një sistem i organizuar njësish të posaçme ekonomike për të përmbushur nevoja të ndryshme të jetës së përditshme të popullit. Shërbimet komunale (e artizanatit, e meremetimit). Degët e shërbimit. Rrjeti i shërbimit. Pikë shërbimi. Sektorët e shërbimeve.
  • 7. Veprimtaria që zhvillohet nga institucione shtetërore të caktuara në disa fusha të ekonomisë, të transportit, të shëndetësisë, të kulturës etj.; njësia, institucioni etj. që kryen këtë veprimtari. Shërbimi ajror (detar, hekurudhor, postar). Shërbim mjekësor (veterinar, zooteknik). Shërbimi bankar. Shërbimi bibliografik (statistikor). Shërbimi meteorologjik. Shërbimi i ndihmës së shpejtë. Shërbimi i mbrojtjes së bimëve.
  • 8. usht. Të qenët në radhët e ushtrisë për të kryer detyrën që i takon çdo qytetari; detyra që i ngarkohet një ushtaraku nga komanda e tij. Shërbim ushtarak (paraushtarak). Shërbim aktiv. Shërbim i detyrueshëm. Shërbim nën armë. Shërbimi i rojës (i garnizonit). Shërbim nate. Shërbim jashtë radhe. Kryej (marr, lë) shërbimin. Jam në shërbim. Thërres në shërbim. Liroj nga shërbimi. Puna që bëjmë në të mirë të dikujt a të diçkaje. Shërbime të shquara. I sjell shërbime atdheut. I bëri një shërbim të madh.
  • 9.
  • 10. sport. Goditja e topit sipas disa rregullave të caktuara për ta vënë në lojë (në volejboll, në pingpong e në tenis). Shërbim i fortë (i gabuar). Vendi i shërbimit. Kreu (humbi) shërbimin.
  • 11. fet. shih SHËRBES/Ë,~A 2.