shëndet

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

shëndet m.

  1. Gjendje e mirë fiziologjike e një organizmi, kur të gjitha organet me rëndësi jetësore punojnë mirë dhe nuk janë të prekura nga ndonjë sëmundje; gjendja kur organizmi ka aftësi të plota. Shëndet i mirë (i plotë). Shëndeti i popullit (i njerëzve, i rinisë, i fëmijëve). Shëndeti i bimës. Mbrojtja (ruajtja) e shëndetit. Armiqtë e shëndetit. Java e shëndetit një javë, gjatë së cilës bëhet një punë e dendur dhe e përqendruar për mbrojtjen e shëndetit të punonjësve. Këndi i shëndetit vend i posaçëm në qendra pune e prodhimi, ku vendosen materiale që sqarojnë punonjësit se si duhet të veprojnë për mbrojtjen e shëndetit. Kujdesi për shëndetin. I dobët nga shëndeti. Plot (tërë) shëndet. Kam (gëzoj) shëndet. Vë shëndet. E ka marrë shëndetin. E prishi shëndetin. Shikoj shëndetin. Nuk i ecën shëndeti. Bie nga shëndeti. I rrëshqiti (i shkau) shëndeti dikujt ka filluar t'i keqësohet gjendja shëndetësore, nuk po i ecën shëndeti, ka rënë nga shëndeti. Po vihet në shëndet dikush po i përmirësohet gjendja shëndetësore, ka filluar ta marrë veten, po çelet, po përtërihet. E ka marrë shëndeti për keq dikë po i keqësohet shëndeti, nuk po i ecën shëndeti. Pi për shëndetin e dikujt. Si je me shëndet? Shëndet e të mira ur! Shëndet! ur. urim për atë që teshtin. Me shëndet! ur. thënie me të cilën i urojmë dikujt rrobat a këpucët e reja, të qethurit etj. Me shëndet e me zemër të mirë! ur. Të paça me shëndet! ur. Qofsh me shëndet! ur. Puna është shëndet. fj. u.
  2. edhe ~E, ~ET bised. Përshëndetje, të fala. I dërgoj (i çoj) dikujt shëndet (shëndete). Të fala dhe shëndet!
  3. edhe ~E, ~ET. Dolli që pihet për shëndetin a për jetën e gjatë të dikujt. Shëndeti i të zotit të shtëpisë! Shëndeti i çiftit! Filluan shëndetet. Ngre një shëndet. Të kam gjetur me pesë shëndete!
  • Bëra me shëndet diçka hëngra për herë të parë në atë vit një pemë a një ushqim tjetër të stinës. I falem me shëndet shih te FALEM. Na la shëndetin (pendët) dikush mospërf. shih te LË. I lë shëndetin dikujt shih te LË. Mbaje me shëndet! iron. e deshe, vetë e ke fajin, prandaj rri urtë!, të qoftë! (për dikë që ka pësuar diçka jo të mirë nga pakujdesia ose për ndonjë arsye tjetër).