sevap

Nga Wiktionary

SEVAP m.

  • 1. vjet. Një e mirë që i bëhej dikujt ose ndihmë që i jepej një nevojtari nga keqardhja e mëshira për të, vepër mëshire, bamirësi. Bënin (jepnin) sevape. E kishin për sevap. Ishte bërë për sevap ishte në gjendje të mjerueshme. E kishin rritur bota për sevap.
  • 2. përb. Ndihmë materiale a morale nga dikush që është i padëshiruar, që shtiret si mik e vepron sa për t'u dukur. Nuk duam sevape.