sesa

Nga Wiktionary

SESA lidh.

  • 1. Përdoret për të lidhur një fjali të varur krahasore me fjalinë drejtuese ose për të lidhur në fjalinë e thjeshtë gjymtyrën e dytë të një krahasimi, kur kemi mbiemra ose ndajfolje në shkallën krahasore; se. Më i dendur anash sesa në qendër. Më i gjatë sesa të tjerët. Më pak sesa dje. Sivjet bëri më tepër vapë, sesa ka bërë vjet.
  • 2. Përdoret për të lidhur një fjali të varur krahasore me fjalinë drejtuese ku janë ndajfoljet në shkallën krahasore «më mirë», «më parë» që shprehin një veprim i cili parapëlqehet në krahasim me atë të fjalisë së varur. Më mirë të vdesësh më këmbë, sesa të rrosh i gjunjëzuar. Më parë vritej, sesa tradhtonte shokët.