sekt

Nga Wiktionary

SEKT m.

  • 1. Grup i vogël besimtarësh me një dogmë të veçantë, që janë shkëputur nga një bashkësi e madhe fetare ose që dallohen brenda saj. Sektet fetare. Sekti bektashian. Sekte heretike. Anëtarët e sektit. Ndahet në sekte.
  • 2. fig. zakon. keq. Grup që del me pikëpamje të ndryshme nga ato që ka një organizatë politike më e gjerë; grup i ngushtë e i mbyllur personash me interesa të veçanta dhe i shkëputur nga masat. Sekt i mbyllur. Sekt anarkistësh.