satelit

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

SATELIT m.

  • 1. Trup qiellor që rrotullohet rreth një planeti a një ylli. Satelitët e Jupiterit. Hëna është satelit i Tokës.
  • 2. Pajisje me vegla dhe aparatura të posaçme, e lëshuar në orbitë rreth Tokës ose një trupi tjetër qiellor për qëllime shkencore, për vëzhgime, për ndërlidhje etj. Satelit artificial. Satelit televiziv. Orbita e satelitit. Pajisjet e satelitit. Lëshoi (hodhi) një satelit.
  • 3. fig. keq. Shtet ose klikë në fuqi që ndjek në mënyrë të verbër dhe pa parime politikën e një shteti tjetër më të madh e më të fuqishëm. Satelitët e imperialistëve. Shporrën agresorët dhe satelitët e tyre.

SATELIT mb.

  • Që ndjek në mënyrë të verbër dhe pa parime politikën e një shteti tjetër më të madh e më të fuqishëm; që ka të bëjë me një satelit. Vende satelite. Qeveri satelite. Forcat satelite.