ruhem

Nga Wiktionary
Versioni i datës 16 janar 2015 08:19 nga 77.195.178.101 (diskuto)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

RUHEM vetv.

  • 1. Kujdesem që të mos më ngjajë ndonjë e keqe a e papritur, kam kujdes, mbrohem. Ruhem nga të ftohtët. Ruhem nga rreziku (nga armiku). Ruhuni nga vinçi! U ruajt pas disa gurëve.
  • 2. I largohem, i shmangem diçkaje të pakëndshme; kam kujdes në marrëdhëniet me dikë, që mund të më bëjë një të keqe, i rri larg. I ruhem sherrit (rreziku). U ruhem goditjeve. U ruhet telasheve. U ruhet njerëzve të panjohur. Ruhu prej tij!
  • 3. Kam kujdes të mos e bëj diçka, përmbahem që të mos e bëj diçka padashur, kujdesem. Ruaju se mos e zgjosh! Ruaju se flet! Ruaju mos thuash gjë!
  • 4. vet. veta III. Mbetet në gjendjen e mëparshme pa u ndryshuar, nuk zhduket a nuk humbet, mbetet; kund. humb. Ruhen traditat (zakonet). Është ruajtur miqësia (dashuria) ndërmjet tyre.
  • 5. vet. veta III. Mbetet në gjendje të mirë, nuk dëmtohet a nuk prishet; kund. prishet. Ruhen ushqimet (pemët). Ishin ruajtur vetëm muret. Është ruajtur një pjesë.
  • 6. vet. veta III. Mbetet e ngulitur në mendje, në kujtesë, nuk shlyhet, nuk fshihet, nuk zhduket. Ruhet në kujtesë (në mendje).
  • 7. Pës. e RUAJ. I ruhet e drejta.
  • I ruhet si vdekjes shih te VDEKJ/E,~A. Ruhet (ikën, largohet) si shejtani (si djalli) nga temjani shih tek TEMJAN,~I.