rudë

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

RUDË f.

  • Dele me lesh të butë, të dendur, të shkurtër e të dredhur të cilësisë shumë të mirë. Rudë e bardhë. Leshi i rudës.

RUDË mb.

  • 1. Që është i shkurtër, i butë e i dredhur (për leshin, flokët). Lesh rude. Flokë rude.
  • 2. Që e ka leshin të butë, të shkurtër e të dredhur (për delen). Dele rude.
  • Sa më thellë, më ruda iron. thuhet për një punë, që sa më tej i shkohet, aq më e ndërlikuar del.