rubrikë

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

RUBRIKË f.

  • 1. Ndarje e lëndës në faqet e një gazete a reviste, që përmbledh artikujt kushtuar një teme, e cila shënohet sipër mbi titujt; emision për një temë të veçantë në radio a në televizion. Rubrika letrare (ekonomike, sportive). Rubrikë e veçantë. Rubrikat e gazetës (e revistës). Rubrika e radios. Çel (hap) një rubrikë.
  • 2. Ndarje e një grupi çështjesh sipas temës së përbashkët; shtyllë. I vë (i fut) nën një rubrikë.