rubë

Nga Wiktionary

RUBË f. krahin.

  • Shami (zakonisht e zezë); shami e madhe koke. Rubë e zezë (e bardhë). Rubë koke (dore). Rubë pëlhure (mëndafshi). Vë (heq) rubën. E mbështolli me rubë. Një rubë me plaçka.
  • Iu vu ruba (një shtëpie) u shua nga vdekjet, iu vu ferra, iu vu futa. U bë për të vënë rubën e zezë shih te ZI (i), ZEZË (e).