rruazë

Nga Wiktionary

RRUAZË f.

  • 1. Kokërr e vogël e rrumbullakët prej qelqi a prej ndonjë lënde tjetër, me një vrimë në mes, që shkohet në varg bashkë me të tjera ose që përdoret për qëndisje. Rruaza qelqi (xhami, qelibari). Rruaza me ngjyra. Kokërr rruaze. Varg me rruaza. Qëndis me rruaza. Shkoj rruazat në pe. Shkëlqen (shndrit) si rruazë.
  • 2. vet. Varg me kokrra të tilla të shkuara në një fill, që mbahet në qafë si stoli nga vajzat dhe gratë. Rruaza të bardha. Rruazat e gushës. Rruaza me tre vargje. Një palë rruaza. Mban (vë) rruaza.
  • 3. vjet. Kokërr qelqi me një vrimë në mes, që, sipas besëtytnive, u varej në ballë fëmijëve ose kuajve për të mos i zënë gjoja syri i keq.
  • 4. Pikë e vogël e rrumbullakët uji ose e një lëngu tjetër, sumbull. Rruaza lotësh. Rruaza djerse. Zë rruaza rakia bëhen flluska të vogla si sumbulla në sipër faqen e rakisë kur e tundim në shishe.
  • 5. fiziol. Qelizë e posaçme e gjakut, që luan rol të caktuar. Rruazat e kuqe qeliza të gjakut me ngjyrë të kuqe, pa bërthamë, që çojnë oksigjenin nga mushkëritë në të gjitha indet e trupit. Rruazat e bardha qeliza të gjakut pa ngjyrë, që kanë vetinë të kapin e të mbytin mikrobet ose të gëlltitin lëndët e tjera të huaja që hyjnë në organizëm. Rruazat e gjakut. Numri i rruazave të kuqe (të bardha).
  • 6. anat. Eshtër e rrumbullakët me një vrimë dhe me tri të dala si dhëmbë, që lidhet me të tjerat për të ndërtuar shtyllën kurrizore të njeriut e të kërbishtorëve të tjerë. Rruaza e qafës. Rruazat e zverkut. Rruazat e kurrizit.
  • 7. vet. nj. edhe fig. Shtylla e kurrizit; kurrizi. Rruaza e shpinës. Më dhemb rruaza. E përplasi në rruazë të shpinës. I doli rruaza i doli kurrizi, u bë gungaç. Thyen (përkul) rruazën përkul kurrizin, përulet, nënshtrohet. I ha rruaza i ha kurrizi.
  • 8. vet. nj. edhe fig. Qafa. Theu (këputi, zuri) rruazën. Në rruazën tënde në qafën tënde. Thefsh rruazën! mallk.
  • 9. bised. Thelë e vogël mishi. Rruaza mishi. Katër-pesë rruaza në pjatë.
  • 10. vet. Vathët e dhisë, rezhda. Dhi me rruaza.
  • 11. përd. mb. I rrumbullakët e i ndritshëm. I ka sytë rruazë. I ka dhëmbët rruazë i ka dhëmbët të vegjël, si të rrumbullakët dhe shumë të bardhë e të rregullt.
  • La rruazën diku shih te LË. Si rruaza në pe stisur bukur, lidhur e radhitur bukur. Shtie (fut) rruaza në pe dikush shih te PE,~RI. Zuri rruazën (qafën, zverkun) keq. shih te ZË. Lule rruaze bot. shih te LUL/E,~JA.