rrotullohem

Nga Wiktionary

RROTULLOHEM vetv.

  • 1. Sillem rreth vetes ose rreth një pike tjetër, vij rrotull, sillem qark. Rrotullohen rrotat. Toka rrotullohet rreth vetes dhe rreth Diellit. Rrotullohet në vend. Rrotullohet me shpejtësi.
  • 2. Kthehem nga një anë duke ecur në një vijë të lakuar; kthehem sa në një anë në tjetrën. Majtas (djathtas) rrotullohu! Rrotullohem në shtrat.
  • 3. fig. Kujdesem për diçka, duke i bërë shërbimet e nevojshme; i vij rrotull diçkaje për ta bërë. I rrotullohej bagëtisë (kopshtit, lëmit).
  • 4. Pës. e RROTULLOJ.