rreshtoj
Appearance
RRESHTOJ kal.
- 1. Vë në rresht, vendos njërin pas tjetrit ose njërin përbri tjetrit zakonisht në vijë të drejtë; radhit, rendit. Rreshtoi ushtarët (nxënësit, studentët). Rreshtoi trupat (skuadrat, ekipet). Rreshtoi brigadën. Rreshtoj librat (karriget, arkat).
- 2. fig. Zë në gojë, përmend njërën pas tjetrës disa gjëra, shifra etj. Rreshtoj shkaqet (ngjarjet). Ia rreshtoi të gjitha një për një ia tha të gjitha, ia numëroi të gjitha, s'i la gjë pa thënë.
- S'di t'i rreshtojë fjalët edhe poh. nuk di të flasë bukur, nuk i lidh rrjedhshëm fjalët.