rreshtohem

Nga Wiktionary

RRESHTOHEM vetv.

  • 1. Vihem në rresht, radhitem; hyj në një rresht, zë vend në radhë. U rreshtuan në batalion. U rreshtuan nxënësit për gjimnastikë.
  • 2. fig. Hyj në radhët e një organizate ose të një grupi e marr pjesë në veprimtarinë e tyre; zë vend përkrah një tjetri për të bashkëpunuar me të, radhitem. U rreshtuan në çetat partizane. U rreshtuan në një front të vetëm. U rreshtua në radhët e kufitarëve. U rreshtua krah për krah me shokët.
  • 3. fig. Vihem në një radhë me diçka a me dikë tjetër; zë një vend a një shkallë të caktuar, radhitem; krahasohem. Rreshtohet me më të mirët. Rreshtohet midis ekonomive më të përparuara.
  • 4. Pës. e RRESHTOJ.