rreptë

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

RREPTË mb.

  • 1. Që është shumë kërkues, që nuk lejon të shkelen urdhrat, udhëzimet a kërkesat e tij, që nuk bën asnjë lëshim; i ashpër; kund. i butë. Njeri i rreptë. Prindër të rreptë. Mësues i rreptë. Komandant i rreptë. Gjykatës i rreptë. Tregohet i rreptë.
  • 2. Që nuk lejon asnjë shmangie nga rregullat ose kërkesat, që duhet zbatuar në mënyrë të prerë e të përpiktë. Disiplinë e rreptë. Rregulla të rrepta. Urdhër i rreptë. Dietë e rreptë. Regjim i rreptë kursimi.
  • 3. Që godet me ashpërsi, i fortë; i rëndë; kund. i butë; i lehtë. Artikull i rreptë. Kritikë e rreptë. Qortim i rreptë. Ligj i rreptë. Masë ndëshkimore e rreptë.
  • 4. Që bëhet në mënyrë shumë të përpiktë sipas disa rregullave ose kërkesave të caktuara. Përkufizim i rreptë. Analizë e rreptë. Klasifikimi rreptë. Stil i rreptë.
  • 5. Që ka natyrë të ashpër e të paepur; që ka shprehje të ashpër ose të vrenjtur. Burrë (trim) i rreptë. Fytyrë e rreptë. Shikim i rreptë.
  • 6. Që bëhet ose që vjen me furi, i furishëm; i rrëmbyeshëm. Luftë (betejë) e rreptë. Sulm i rreptë. Lojë e rreptë. Shi i rreptë. Përrua i rreptë.
  • 7. Që është shumë i ftohtë e me ngrica, i ashpër (për motin); që ka kushte të vështira për jetesë, i ashpër (për vendin). Dimër i rreptë. Vise të rrepta. Male të rrepta.

RREPTË ndajf.

  • Në mënyrë të rreptë; me rreptësi, me ashpërsi, rëndë. E shikoi (i foli) rreptë. E dënoi (e ndëshkoi, e qortoi, e kritikoi) rreptë. E sulmoi (e goditi) rreptë.