Jump to content

rremb

Nga Wiktionary

RREMB m.

  • 1. Degë e hollë, që del nga trungu a nga një degë tjetër më e trashë; bisk. Rremb i thatë. Rremb lisi (molle, mani). Rremb ferre (drize). Rremb bostani (kungulli). Thyej (pres) një rremb.
  • 2. Degëzim nga një trung a nga një vijë kryesore. Rrembat e brirëve të drerit. Rrembat e sfurkut. Rrembi i kosës kunj i kthyer, që vihet në bishtin e kosës për ta kapur me dorën tjetër. Rremb uji (lumi).
  • 3. kryes. anat. Enët e imëta të gjakut; damarë. Me rremba të fryrë. Rrembat e gjakut. Duar me rremba. I rrjedh (i zien) gjaku nëpër rremba.
  • 4. fig. Damar, dell; trill, huq. Rremb i keq. Njeri me rremba. Ka një rremb marrëzie. E kapi (i hipi, e zuri) rrembi.
  • 5. Rrip i hollë a vijë e trashë që dallohet në ngjyrën ose në thurjen e diçkaje; pjesë që shkëputet si bisht nga diçka. Gur (mermer) me rremba. Brez me rremba. Rremb drite. Rremb flake. Rremb ylberi.
  • 6. Pjesë e ndarë nga një tufë a nga një grumbull. Rremb ushtrie. Rremb njerëzish. Rremb berrash. Një rremb erdhi dhe një rremb shkoi.
  • 7. fig. Lidhje farefisnie a gjaku; tipar që rrjedh a përcaktohet nga një lidhje e tillë. E kemi për rremb. S'ka rremb nga ata.
  • Është lis (pemë) me rremba është njeri me vlerë e me shumë të mira, është pemë me kokrra.