rregullues

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

RREGULLUES m.

  • 1. tek. Pajisje ose aparat që shërben për ta bërë një mekanizëm a një mjet tjetër të punojë sipas një rregulli të caktuar. Rregullues automatik. Rregullues i ndriçimit (i zërit). Rregullues i shpejtësisë (i nxehtësisë). Rregullues i ajrit (i gazit).
  • 2. Ai që drejton qarkullimin e mjeteve në rrugë. Rregullues ushtarak. Rregullues i qarkullimit.
  • 3. fig. Diçka që shërben për t'i dhënë drejtimin e duhur një dukurie a një procesi. Rregullues i prodhimit. Rregullues i jetës (i marrëdhënieve). Rregullues i veprimtarisë.

RREGULLUES mb.

  • 1. Që bëhet për të rregulluar diçka; që ndikon për rregullimin e një pune, e një procesi etj. Punime rregulluese. Plan rregullues (i qytetit, i fshatit) plani që përcakton mënyrën e ndërtimeve të reja dhe të rindërtimit të një qendre të banuar.
  • 2. tek. Që shërben për rregullimin e mënyrës së punës të një mekanizmi, të një aparati etj. Unaza rregulluese.