rrahës
Appearance
RRAHËS m.
- 1. Dru shpatuke me dorezë që shërben për të rrahur rrobat kur i lajmë; kopan, pallë; mjet i ngjashëm prej thuprash të holla, prej xunkthi të thurur, prej plastike etj., që shërben për të rrahur rrobat, qilimat etj. e për t'u shkundur pluhurin.
- 2. Mjet, vegël a pjesë e një mekanizmi që shërben për të rrahur, për të thërrmuar a për të goditur diçka. Rrahësi i pushkës (i pistoletës). Rrahësi i tundësit. Rrahës dere trakullore, çoku i portës. Rrahësi i kambanës gjuhëza e kambanës, rrumbi. Rrahës drithi. Rrahës hudhrash havan hudhrash. Rrahës mishi. Rrahës vezësh (qumështi, kremi).
- 3. Ai që rreh dikë tjetër. E kapën rrahësin.
- 4. Punëtor që rreh një metal për ta punuar; farkëtar.
'RRAHËS mb. tek.
- Që shërben për të goditur a për të rrahur. Çekiç rrahës. Koka rrahëse e çekanit. Pjesa rrahëse.