Jump to content

rrafshoj

Nga Wiktionary

RRAFSHOJ kal.

  • 1. E bëj të rrafshët; e sheshoj. Rrafshoj tokën (rrugën).
  • 2. Mbush rrafsh, buzë me buzë. Rrafshoj enën. Rrafshoj thesin.
  • 3. Vë në një vijë të drejtë; e sjell në një vijë, në një rrafsh. Rrafshoj thepin me shtjekëzën. Rrafshoj muret i bëj muret të jenë në të njëjtin rrafsh gjatë ndërtimit, para se të vihen trarët e tavanit.
  • 4. E bëj rrafsh me tokën, e shkatërroj që nga themelet. E rrafshoi shtëpinë. E rrafshuan fshatin (qytetin, kalanë). E rrafshoi tërmeti.
  • 5. fig. Zhduk mospajtimet ose dallimet ndërmjet mendimeve e qëndrimeve të ndryshme; sheshoj. I rrafshuan mosmarrëveshjet. I rrafshuan mendimet (pikëpamjet).
  • 6. fig. keq. Fshij, zhduk mekanikisht dallimet e veçoritë ndërmjet veprave, vlerave etj., i quaj të gjitha njësoj, i fut të gjitha në një thes. I rrafshoi veprat. Nuk duhen rrafshuar të mirat me të këqijat.